BOLV XPRESS
One stop Experience 

Bolv sot operon me rreth 34 stacione shërbimi në të gjithë Shqipërinë, me shërbim 24 orë duke ofruar një mori shërbimesh plotësuese që shkojnë përtej rimbushjes me karburant të automjetit tuaj.

 

Me konceptin e shërbimeve “Bolv Xpress”, ne gjithmonë jemi duke kërkuar të shtojmë më shumë vlerë për klientët tanë duke integruar furnizimin me karburant me shërbimet plotesuese si: market, bar, restorant, hotele, lavazhe, gomiseri, vajra, aksesorë për makina, ambjente argëtuese për fëmijet, parking, makineta automatike, shërbim pagesash utilitare për gjobat e makinave, OSHE, rimbushje celulari etj, të gjitha në një ndalesë të vetme.

 

Misioni jonë është të krijojmë një përvojë unike e të plotë për klientët tanë, të sjellim risi të vazhdueshme për një udhëtim sa më të këndshëm.

Bolv Xpress Fier

Në një nga rrugët më kryesore të Fierit, në rr. “Skenderbeu”, pranë stacionit të karburatit Bolv, nën konceptin “Bolv Xpress” ofrojmë edhe shërbime si bar, market, aksesorë makinash, lubrifikantë, pagesa utilitare si: pagesat e gjobave të makinave, rimbushje kartash celulari, pagesa për OSHE etj.

Bolv Xpress Korce

Vila Aleksandër ka nje stil modern dhe tradicional njëkohësisht, me në arredim të kuruar në detaj. Ambjente relaksuese, bar e dhoma komode për të shijuar Korçën me gjithë hijeshinë e saj! Vetëm 3 km nga qendra e Korçës, Vila Aleksandër ofron bar, kopësht, pajisje për grill dhe parking falas në ambjentet e saj...

Bolv Xpress Maminas

I lokalizuar në Maminas, vetëm 22 km larg Tiranës, Bolv Xpress është një kompleks multifunksional, i cili përfshin Market, Bar, ushqim te shpejte, Hotel me arredim modern, si dhe sallë konferencash! Vizioni ynë është të sjellim një koncept revolucionar, duke tejkaluar pritshmëritë e klientit në një dimension...

Join our Newsletter