Lëvizim së bashku

Rreth Nesh

 

Historiku

Bolv e ka zanafillen e saj pothuajse 3 dekada më parë, me krijimin e kompanisë së tregëtimit me pakicë të produkteve të karburanit Olsi shpk, në vitin 1992 me aksioner të vetëm Z. Behar Çukaj.

 

Kompania BOLV-OIL sh.a. është krijuar në Janar 2003, si rezultat i nje aktiviteti të suksesshëm ekonomik që Z. Behar Çukaj ka zhvilluar nga viti 1992 me OLSI sh.p.k. Duke arritur një sukses të konsiderueshëm me Olsi sh.p.k., lindi nevoja e krijimit të një kompanie mëmë e cila do të kishte një hapësirë veprimi më të gjerë ne tregun e hidrokarbureve dhe njëkohësisht të përfshinte në aktivitetin e saj edhe një pjesë të aktivitetit të “OLSI sh.p.k.”.

 

Në këtë periudhë që lindi BOLV-OIL sh.a., shoqëria OLSI sh.p.k. vazhdoi aktivitetin në tregtimin me pakicë të karburanteve, veprimtari të cilën e vazhdon edhe sot përmes 34 pikave të saj në të gjithë Shqipërinë. Aktiviteti kryesor i kompanisë BOLV sh.a. është import & eksporti dhe tregtimi me shumicë i karburanteve dhe lëndëve djegëse, transporti i të gjithë llojeve të hidrokarbureve, etj.

 

Një sektor mjaft i rëndësishëm i aktivitetit tregtar të kompanisë BOLV-OIL sh.a. është dhe transportimi i naftës bruto. BOLV-OIL sh.a. disponon të gjithë llogjistikën e nevojshme për kryerjen e aktivitetit të saj. BOLV-OIL sh.a ka gjithashtu në zotërim dy magazina të shitjes me shumicë të karburanteve, me vendndodhje në Patos, Fier dhe në Mëzez, Tiranë.

 

Kapacitetet depozituese të këtyre magazinave janë të konsiderueshme duke bërë të mundur përballimin e kërkesave që ka tregu i shitjes me shumicë të karburanteve.

 

Në muajin Nëntor 2011, kompania BOLV-OIL sh.a. bleu 100% të aksioneve të shoqërisë PORTO ROMANO OIL sh.a. e cila ka në pronësi “Stacionin e depozitimit të karburanteve në Porto Romano, Durrës”.

 

Kapaciteti depozitues i këtij stacioni është 20,000 m3 dhe aktualisht është duke investuar në rritjen e kapacitetit të saj. PORTO ROMANO OIL sh.a. zotëron Autorizimin e lëshuar nga Ministria e Financave si “Magazinë e Lirë Doganore”.

 

Për gati 29 vjet, mijëra klientë besnikë zgjedhin produktet tona, të cilat janë produkte me origjinë të garantuar, të importuara dhe të sigurta, të çertifikuar nga autoritetet Ndërkombëtare dhe Shqiptare. Kompania në ditët e sotme ka më shumë se 34 stacione shërbimi brenda territorit të Shqipërisë. Jemi duke punuar fort për të zgjeruar numrin e stacioneve tona të shërbimit, si dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara përmes tyre.

 

Qe prej vitit 2019, kompania po ndryshon identitetin e saj të markës, me një imazh, logo, ngjyra dhe strategji të re të marketingut. Identiteti i ri synon të shprehë përkushtimin tonë ndaj klientëve, siguri, besnikëri, lëvizje dhe energji pozitive.

 

Ne gjithashtu kemi zhvilluar një koncept “sherbime ne nje ndalese te vetme” përmes emrit “Bolv Xpress” nepermjet te cilit ne synojmë që të gjitha stacionet tona të shërbimit përreth Shqipërisë, përveç karburantit, së shpejti të pajisen me më shumë shërbime si bar-restorante, hotele, markete, lavazhe makinash, shërbime per automjetet, pagesa shërbimesh, ambjente argëtimi për fëmijë etj.

 

Kompanitë e grupit janë: Olsi shpk, Bolv Oil sha, Autovision Iveco, Albdrilling, Porto Romano, Fondacioni Cukaj me aktivitetet përkatëse kryesisht në sektorin e: import & eksporti dhe trëgtimi me shumicë e pakicë i karburanteve dhe lëndëve djegëse, transporti i të gjithë llojeve të hidrokarbureve, depozitimit të karburanteve, përfaqësia e markës prestigjoze ndërkombëtare Iveco për shitje dhe servis të automjeteve të punës, nismave filantropike dhe së fundmi edhe në ndërtim dhe në manaxhim të komplekseve multifunksionale, rezidencave dhe hoteleve moderne e inovatore.

 

Grupi deri më sot ka shënuar vetëm rritje ekonomike dhe aktualisht ka rreth 870 punonjës, me një eksperiencë prej 29 vitesh të suksesshme në Shqipëri.

Kënaqësia e klientit është përparësia jonë, dhe duke plotësuar kërkesat e tij ne nënshkruajmë suksesin tonë

 

Misioni

Ne ofrojmë vlerat më të mira në produkte dhe shërbime për klientët tanë dhe partnerët e biznesit, duke manaxhuar biznesin tonë me integritet dhe duke respektuar burimet natyrore.

 

Vizioni

Ne punojmë pa pushim, çdo ditë për të bërë kompaninë me të respektueshme dhe lider të shërbimeve në Shqipëri, qe të jetë kompania më të korrekte dhe të suksesshme në Shqipëri, duke kënaqur klientët me një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, më anë të një stafi ekspertësh dhe teknologjisë së fundit.

 

Parimet tona

 

Profesionalizmi:

Burimi ynë më i vlefshëm është stafi ynë. Profesionistët tanë janë esencialë për suksesin e grupit tonë dhe ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për tësiguruar që ato janë më të mirët e mundshëm. Ne promovojmë një ambient pune të kompletuar i cili siguron që ne të vazhdojmë të rekrutojmë dhe motivojmë njerëzit më të talentuar në të gjithë natyrën e biznesit tonë.

 

Përgjegjësia:

Kompania jonë ka një histori të gjatë për të qenë një biznes i përgjegjshëm duke respektuar partnerët dhe punonjësit tanë. Ne jemi të pasionuar për t’u kujdesur për të tjerët, dhe kujdesi ynë shtrihet përtej mureve të kompanisë tonë. Ne besojmë se kompania jonë, duhet të jetë një biznes vazhdimisht në rritje, i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm për njerëzit dhe komunitetet në të cilat veprojmë. Ky është një besim që qëndron në zemër të biznesit tonë.

 

Ndershmëria:

Jemi të ndershëm me të tjerët dhe me veten. Ne përmbushim standardet më të larta etike në të gjitha marrëdhëniet tona të biznesit. Ne bëjmë atë që themi dhe e mbajmë gjithmonë fjalën tonë. Ne pranojmë përgjegjësinë dhe jemi përgjegjës për punën tonë dhe veprimet tona. Ne inkurajojmë një kulturë të tolerancës zero ndaj mashtrimit dhe korrupsionit dhe jemi qytetarë të përgjegjshëm.

 

Puna në grup:

Ne e trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe komunikojmë hapur. Ne nxisim bashkëpunimin duke inkurajuar kontributin dhe përgjegjësinë individuale. Ne inkurajojmë idetë më të mira që të shfaqen brenda organizatës. Ne vlerësojmë dhe synojmë një kulturë pune të bazuar në vlera, në integritet, respekt dhe nëpunën në grup.

 

Barazia:

Kompania Bolv është i angazhuar për të ofruar mundësi të barabarta. Ne jemi të përkushtuar për të promovuar një mjedis pune të mirë dhe harmonik në të cilin të gjithë trajtohen me respekt dhe nuk do të tolerojnë diskriminim, bullying dhe ngacmimin e çfarëdo lloji.

 

Risitë:

Ne jemi shumë të hapur për kundrejt ideve të reja, krijimin e produkteve dinamike dhe përmirësimin e shërbimeve tona ekzistuese. Risia për ne është vendimtare për rritjen dhe suksesin e biznesit tonë, si dhe për të ndihmuar kompanitë tona të përshtaten dhe të rriten në treg.

Join our Newsletter