Fjala e Themeluesit dhe CEO, Z. Behar Cukaj, për përvjetorin e 1-të të kompanisë.

“Frymëzo, fuqizo, dëgjo, vlerëso. Praktikimi i njërës prej tyre do të përmirësojë përkushtimin e punonjësve; praktikimi i të katërtave do të ndryshoje komplet lojën” 

Shumë prej nesh mund të jenë dakort që këto katër sjellje janë shumë të dobishme për të qenë një lider i sukseshëm në cdo biznes, por vështirësia është implementimi i tyre në perditshmëri. Tek Bolv Group, ajo që vlerësohet më së shumti është ekipi ynë i punonjësve profesionistë, të cilët përmes punës së tyre të madhe, pasionit dhe përkushtimit, vazhdimisht e cojnë kompaninë tonë përpara. Këtu në Bolv Grup, ne jemi një kompanie pavarur private, e themeluar nga familja Cukaj, shumë e hapur dhe gjithnjë duke kërkuar e krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me kompani kombëtare dhe ndërkombëtare në një shumëllojshmëri sektorësh ashtu  siç kemi bërë deri më tani. 

Të gjitha ato që ne përfaqësojmë sot, janë bërë të mundura si pasojë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm duke punuar për të kuptuar strategjitë kyce dhe modelet e biznesit të klientëve tanë dhe për t’u siguruar atyre mjetet më inovative dhe më të fundit të mundshme. 

Unë me të vërtetë besoj në misionin e këtij grupi dhe ne përpiqemi ta përmbushim atë duke u kujdesur çdo ditë për klientët tanë, punonjësit dhe komunitetin ku punojmë. Si pronar dhe CEO i këtij grupi, që nga viti 1992 kam pasur kënaqësinë të punoj shumëpër të bërë Bolv Grup një sere kompanish udhëheqëse në tregun shqiptar dhe jam shumë i lumtur për atë që kemi arritur deri më tani dhe presim të vazhdojmë këtë udhëtim duke afruar kompani dhe destinacione të reja. 

Të gjithë punonjësit e Bolv Grup besojnë tek vlerat e grupit dhe ndajnë përgjegjësinë për mënyrën se si veprojnë në lidhje me klientët, konsumatorët, pronarët, furnizuesit dhe kolegët tanë. Ne vazhdimisht përpiqemi për të përmirësuar vlerat e grupit tonë duke nisur  fillimisht nga vetja. Ne gjithmonë duhet të sillemi dhe të veprojmë në një mënyrë të tillë që na lejon të krenohemi me arritjet tona, kompaninë tonë dhe industrinë tonë. Kjo, në fund të ditës, është ajo që duhet për t’u bërë një biznes i suksesshëm në planin afatgjatë.